Lajme

Arrestohet një polic pasi rrahu një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 08 April 2020

Një polic është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një personi në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja, sipas të cilëve polici në fjalë dyshohet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shkruan gazeta inFokus.

“IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti për menaxhimin e ankesave dje ka pranuar një ankesë lidhur me pretendimet  e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në një incident që kishte ndodhur më 5 prill 2020 në lagjen “Velania” në Prishtinë. Sipas pretendimeve të familjarëve të viktimës (21 vjeçar) ai kishte pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti që e ka pasur me një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Prishtinë, 8 prill 2020,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti për menaxhimin e ankesave dje ka pranuar një ankesë lidhur me pretendimet  e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në një incident që kishte ndodhur më 5 prill 2020 në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të familjarëve të viktimës (21 vjeçar) ai kishte pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti që e ka pasur me një zyrtar policor.

Rasti është përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot zyrtarin policor (punonjës në stacionin policor Qendra në Prishtinë) që ishte i përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera