Lajme

Arrestohet një polic në Pejë, i dyshuar për ngacmim seksual

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 25 October 2024

Një polic është arrestuar të enjten në Pejë, i njëjti dyshohet për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) njoftojnë se kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

-Advertisement-

Tutje, theksohet se Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera