Lajme

Arrestohet një Polic Kufitar

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 September 2017

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar sot nga Inspektorati Policor për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

IPK konfirmoi të martën se pa hetimit rreth një mujor, ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i ka kryer vepër penale.

IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit në pikën kufitare në Han të Elezit.

-Advertisement-

Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore të cilat rezultuan me arrestimin e të dyshuarit.

Atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera