Lajme

Arrestohet një polic e suspendohet një tjetër për shitje të narkotikëve

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 08 October 2018

Një zyrtarë policor është arrestuar Vërmicë pasi dyshohet për shitje të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Sipas Inspektoratit Policor i Kosovës i dyshuari është B.J punonjës i stacionit policor në Ferizaj, shkruan gazeta inFokus.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se gjatë kontrollit të i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar mbi 500 gram e substancës që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë.

-Advertisement-

Të dyshuarit i është caktuar masa e masa e ndalimit për 48 orë.

Për këtë rast është suspenduar edhe një zyrtarë pasi i njëjti nuk e kishte regjistruar në bazën e të dhënave të Policisë së.

Më poshtë mund gjeni të plotë komunikatën e IPK-së.

“Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative kishte pranuar disa informacione lidhur me dyshimet e kryerjes së veprës penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””nga një zyrtar policor.

Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Pas një hetimi disa mujor dhe aplikimit të masave të fshehta me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, më 07.10.2018, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës së kanë arrestuar një zyrtar policor.

Arrestimi i zyrtarit policor B.J (punonjës i stacionit policor në Ferizaj)është bërë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” e paraparë me nenin 273 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjatë kontrollit të detajuar, tek i dyshuari janë gjetur një sasi prej mbi 500 gram e substancës që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë.
Zyrtarit policor të arrestuar me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar edhe një zyrtar policor- punonjës në Stacionin Policor Kufitar Vërmicë lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, sepse i njëjti nuk e kishte regjistruar në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës tani të arrestuarin gjatë hyrjes së tij në Republikën e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e IPK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera