Lajme

Arrestohet një person për sulm në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 04 November 2021

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e ” Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera