Lajme

Arrestohet një person pasi që tenton të udhëtojë me pasaportë të dikujt tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 10 December 2022

Pasditen e së premtes është arrestuar një person pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personi tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Policisë së Kosovës, pasaporta e cila është keqpërdorur është konfiskuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë të një personi tjetër”, thuhet në raportin policor./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera