Lajme

Arrestohet një person pasi që kërcënon me armë të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 20 April 2019

Një person i moshës 32 vjeçare me inicialet F.K. është arrestuar në rrugën ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, pasi i njëjti ka kanosur me armë të gjatë viktimën i cili po kalonte në atë rrugë.

Sipas Policisë, derisa viktima së bashku me një person po kalonte rrugës me veturën e tij në rrugën ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, aty ishte duke i pritur një person i dyshuar me veturë të ndaluar anash në rrugë.

“Sipas viktimës i dyshuari në dorë mbante armën e gjatë, më pas ka dalë para veturës së viktimës duke i ndaluar, i afrohet tek dritarja e mjetit dhe i kanoset. Viktima duke u larguar nga aty, ka degjuar tri të shtëna nga arma e zjarrit. Policia është njoftuar, menjëherë njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari F.K. lindur vitin 1987 m/k/ sh, të cilit i është konfiskuar edhe arma gjysmëautomatike me municion të cal.7.62×39 që e ka perdorur në ketë rast. Po ashtu gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur tek i dyshuari edhe provat tjera që i kishte larguar nga vendi i kryerjes së veprës. Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorit e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘Përdorim i mjetit të rrezikshëm’, thuhet në komunikatën e Policisë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera