Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, shantazhoi një femër

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 24 August 2019

Një person, mashkull, është arrestuar të premtën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka shantazhuar një femër.

Kjo, u bë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, shkruan gazeta inFokus.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti ka shantazhuar viktimën femër. Viktima ka raportuar rastin dhe në bashkëpunim me Policinë është bërë e mundur arrestimi i të dyshuarit, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera