Lajme

Arrestohet një person në Podujevë pasi dyshohet se vodhi pije, cigare e gjësende tjera në vlerë prej 400 euro

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 08 November 2022

Është arrestuar një person në Podujevë për “Vjedhje të rëndë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari mbrëmë ka depërtuar me forcë brenda një lokali, ku ka vjedhur pije, cigare e gjësende tjera në vlerë prej 400 euro.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera