Lajme

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi dhe rrëzoi dy femra për toke

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 02 June 2021

Një person është arrestuar të martën rreth orës 13:00 në Pejë, pasi që ka sulmuar fizikisht dy gra.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera