Lajme

Arrestohet një person në Pejë, mashtroi me biletat e udhëtimit

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 12 August 2022

Është arrestuar një 32-vjeçar në Pejë me iniciale R.I., si i dyshuar pёr veprën penale “Mashtrim” me bileta.

Kjo siç njofton policia në Pejë, pasi të paktën 18 persona kishin rënë viktimë e mashtrimit pasi të njëjtit kishin rezervuar bileta në të dy drejtime, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu ka rezervuar bileta vetëm për një drejtim.

“Fillimisht të dielën e 7 korrikut ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimi, ndërsa më pas janë lajmëruar edhe 15 të tjerë. Tё njëjtit deklarojnë se në afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarët e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njëjtit i ka vёnё nё lajthitje me qёllim të pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari R.I., nuk ka qenё i qasshëm dhe ndёrkohё të hënën e 8 korrikut nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera