Lajme

Arrestohet një person në Obiliq, i konfiskohen armë dhe drogë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 25 January 2022

Një person është arrestuar sot në Obiliq i cili dyshohet për disa vepra penale, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se policia ka bastisur një shtëpi në Obiliq, ku janë sekuestruar armë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:

– një pushko-mitrolez M-7.92,

– një magazinë të fishekëve,

– rreth 617 fishekë,

– 2 radiolidhje.

– tri thika,

-52g substance narkotike lloji nuk dihet,

-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj”, ka thënë Borovci.

Ndërkaq, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Të tjera

rel="nofollow"