Lajme

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet se tentoi të trafikonte pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 10 June 2021

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, i cili dyshohet se tentoi të trafikonte pesë persona.

Përmes një komunikate për medie është sqaruar se sot, më 10.06.2021, rreth orës 12:01 në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë procedurave kufitare të kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve është kontrolluar një veturë me targa italiane.

“Në veturë ishin pesë persona dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë. Policia gjatë trajtimit të personave krijojnë dyshimin se mund të jetë ky një rast i trafikimit me emigrant”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij.

Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre.

“Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën shengen”, thuhet në komunikatë.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera