Lajme

Arrestohet një person në Merdare, dënohet me 1 vit e 15 ditë burgim

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 26 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:30 gjatë kontrollimit në pikën kufitare në Merdare ka arrestuar një person i cili ka qenë edhe në kërkim, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dënuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë-Veri për vuajtje të dënimit me burgim ku është dënuar me 1 vit e 15 ditë.

“Me datë 26 Tetor 2022, rreth orës 10:30 gjatë kontrollimit të udhëtarëve , në Pikën e  kalimit kufitar në Merdare, është has një person (Serb/Shtetas i Republikës së Kosovës)  për të cilin kishte dy urdhër arreste. I njëjti ka qenë në kërkim policor në bazë të dy Urdhër arresteve të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I dënuari është marrë nga PKK Merdare dhe me vendim të Qendrës së Burgjeve të Kosovës është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë- Veri për vuajtje të dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur edhe urdhër arresteve që është ndaluar.

“Ai është ndaluar në bazë të dy urdhër arresteve si në vijim: Urdhër arresti 1. I dënuar me 1 vit burgim për V.P. Kontrabandë me migrant. Urdhër arresti 2.  I dënuar me 15 ditë burgim për V.P. Kontrabandë me migrant”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera