Lajme

Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet se vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 13 November 2021

Një person nga Graqanica është arrestuar pasi që dyshohet se kishte vjedhur duhan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë, vlera e duhanit të vjedhur ishte në vlerë 6 mijë e 436 euro.

“Më 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera