Lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për pornografi me fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 28 September 2022

Një person nga Fushë Kosovë është arrestuar të martën për shkak se dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, thuhet se tek i dyshuari i janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve ku më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale.

“Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve,  pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera