Lajme

Arrestohet një person në Durrës, keqpërdori paratë e grumbullura për ndihma

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 07 December 2019

Keqpërdorimi i parave dhe ndihmave të grumbulluara për të mbijetuarit e tërmetit vazhdon të jetë ende një problem në zonat e prekura

Arben Musliaj nga Tirana është arrestuar nga policia e Shqipërisë me akuzën mashtrim dhe përfitim të parave të grumbulluara për ndihma shkruan Gazeta Infokus.

Sipas kësaj komunikate të policisë, Musliaj është arrestuar pasi ka shfrytëzuar situatën dhe ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N.F., me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore.

-Advertisement-

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme, njofton policia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera