Lajme

Arrestohet një person me shtetësi turke në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 29 December 2023

Një person (me shtetësi turke) është arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër arrest ndërkombëtar nga ILEC.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:59 në aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera