Lajme

Arrestohet një person i kërkuar nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 17 January 2022

Sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar personin me inicialet G. O., mashkull, 31 vjeç.

Siç njofton policia, ky person ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vjedhje të rënda.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit. Nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera