Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 25 November 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim në Shtime, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 25 vjeçar i cili ishte i dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

“Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R ( M/K), 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’’, me dënim burgimi prej nëntë (9) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera