Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 18 Gusht 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi”  në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është i moshës 22 vjeçare.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.A (M/K), i moshës 22 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale‘’Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve,  substancave psikotrope ose analoge ’’  me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy