Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 01 December 2021

Në orët e mesditës së sotme Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për  kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek  për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Të gjitha veprimet  e ndërmarra  i janë paraqitur  prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale “ Kanosje “ dhe  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

-Advertisement-

Ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i  dyshuari është liruar  në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera