Lajme

Arrestohet një person i cili merrej me prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 08 June 2021

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet të jetë marrë me prostitucion.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë- Gjilan,  shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë të njëjtit i janë konfiskuar mbi 1 mijë euro, 170 franga zvicerane e monedha të tjera.

-Advertisement-

“Është  arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar nën  dyshimin  se i njëjti ka kryer veprën e lartë-cekur. Te i njëjti si prova materiale janë konfiskuar:  1775.6 €, 170 franga zvicerane, 16 dollar,10 paund, 10 lira, 200 lek, tre telefona celular dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera