Arrestohet një person, dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 27 September 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në koordinim me Policinë e Kosovës-Krimet Ekonomike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), sot ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje personin me inicialet Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, sipas KPRK-së.
“Personi i lartcekur dyshohet se, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga viti 2019 e deri në vitin 2022, ka bërë shitjen e aseteve që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku me këto veprime i dyshuari ka kryer veprat penale të lartcekura”,thuhet në njoftimin për media.
Tutje i dyshuari theksoi se i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokurori i çështjes do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore.
Po ashtu, në këtë është çështje penale me urdhër të prokurorit është sekuestruar një veturë, një telefon, para në vlerë prej 900€ euro dhe prova të tjera të cilat do të shërbejnë në procedurë.
Prokuroria në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të sqarimit në plotëni të kësaj çështjeje penale.

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...