Arrestohet një nxënës në Gjakovë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 07 December 2022
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, me të pranuar një informatë se një nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, kanë filluar hetim preliminar dhe është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji”.
I njëjti gjatë marrjes në pyetje (në prani të avokatit mbrojtës) ka pranuar se me datën 06.12.2022, në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta. Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të tjera
-
Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebo...
-
Endriti i emocionuar për humbjen e gjyshit: “Ke qenë frymëzim për mua dhe familjen…”
Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vdekur sot p...
-
Behgjet Pacolli ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit
Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi....
-
Memli Krasniqi: Sot u shua një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, ngushëllime familjes Thaçi
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar n...
-
LAJMI I FUNDIT: Përleshje me thikë mes të rinjve në Vranjevc
Para pak minutash, një përleshje ka ndodhur mes disa të rinjve në lagjen Kodr...
-
Vdes babai i Hashim Thaçit
Derisa po trajtohej në QKUK ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim...
-
Kërkohet që partitë të bëjnë kompromise rreth koalicioneve
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ,...
-
Ekskluzive: Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku në takim – diskutohet për koalicionin opozitar
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ...
-
Gjermania “lṳftọn” me Serbinë për malet e Kosovës
Maleve të Kosovës, Jorn Rohde u ngjit shpesh gjatë mandatit të tij. E amba...
-
Një vilë u dogj sot në Brezovicë
Një vilë është djegur pasditen e sotme në Brezovicë. Për rastin ka folur z...
-
Vila përfshihet nga zjarri në Brezovicë, policia jep detaje
Një vilë dhe një objekt banimi janë përfshirë nga flakët pasditen e së dielës...
-
Sorensen nesër në takim me Kurtin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të pret në takim Përfaq...