Lajme

Arrestohet një kontrabandist barnash

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 06 September 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kontrabandim të llojeve të ndryshme të barnave që kishin hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut nëpër rrugë ilegale shkruan Gazeta Infokus.

Pas shtimit të kontrollave nëpër pikat kufitare për qëllim ndalimi e luftimi të veprave të kundërligjshme dhe kontrabandës, Policia të hënën pasdite pasi kishte marrë informacion se nëpër fshatin Dabëlldeh po lëviznin automjete të dyshuara e po bartnin mallra të kontrabanduara.

Pas kësaj ndërmori gjitha masat e nevojshme operative-taktike për të realizuar prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar.

-Advertisement-

Gjate këtij operacioni u ndalua një automjet të dyshuar me targa vendore e cila drejtohej nga një burrë kosovar i dyshuar për kontrabandë malli nëpër rrugë ilegale.

Pas kontrollit policia ka gjetur dhe ka konfiskuat barërat si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj. Malli i kontrabanduar është dërguar ne terminal doganor ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 ore. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera