Lajme

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasjen e sotme në Prishtinë

Autori: Islam Morina 21:48 | 01 December 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka arrestuar një person, në cilësinë e të dyshuarit për veprën vrasje në tentativë.

Të dyshuarit pas bastisjes i është konfiskuar një armë zjarri në cilësinë e provës materiale, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksion janë bastisur dy lokacione, ndërkohë që hetimet për këtë rast vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera