Lajme

Arrestohet një i dyshuar për kërcënimin e prokurores Hajdari

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 11 January 2020

Para pak minutash është arrestuar njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.

IndeksOnline nga burimet e veta ka mësuar se i dyshuari është nga Prishtina.

Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, e cila sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.

-Advertisement-

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera