Lajme

Arrestohet një i dyshuar për ‘kanosje’ ndaj deputetit Haxhi Shala

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 25 March 2020

Deputeti i Nismës Socialdemokrate ka thënë se është kanosur  të maarten  nga një person, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore, shkruan Gazeta inFokus

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera