Lajme

Arrestohet një burrë në Obiliq, goditi për vdekje një grua me veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 05 October 2022

Në fshatin Babimic të Obiliqit një burrë ka goditur një grua me veturë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gruaja nga lëndimet e marra mbrëmjen e të martës ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore’’, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera