Arrestohet një burrë dyshohet se vrau gruan dhe katër fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 26 December 2023
Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij. Hetimi filloi pasi pesë trupat u gjetën në një banesë në Meaux, 40 kilometra në verilindje të Parisit. Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshave nga nëntë muaj deri në 10 vjeç.
Prokurori Jean-Baptiste Bladier ka përshkruar skenën e “dhunës ekstreme” kur policia arriti në banesë, të mbushur me gjak në vendngjarje.
Në banesë nuk shihej asnjë shenjë e thyerjes dhe babai i fëmijëve nuk ishte i pranishëm, ka thënë prokurori në një konferencë për media të martën.
Alarmi u ngrit pasi një fqinje kishte tentuar të afrohej disa herë me familjen dhe kishte vënë re se diçka nuk ishte në rregull kur pa se roletat ishin ulur. Ajo ka treguar për mediat franceze se kishte gjetur gjak në dorezën e derës dhe para derës dhe më pas ka thirrur policinë.
Policia e gjurmoi të dyshuarin duke përcjellë pamjet e kamerave dhe duke e arrestuar në shtëpinë e babait të tij në Sevran aty pranë.
Bladier ka theksuar se i dyshuari ishte i njohur për policinë për shkak të një rasti të mëparshëm të dhunës në familje, edhe pse nuk kishte precedent penal. Në vitin 2019, një muaj para lindjes së fëmijës së tretë të çiftit, i dyshuari kishte sulmuar me thikë partneren e tij, sipas prokurorit.
Shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po heton vrasjet. Bladier ka theksuar se nëna dhe dy vajzat e saj më të mëdha të moshës 10 dhe 7 vjeç kishin pësuar “numër të madh plagësh me thikë”.
Dy më të vegjlit, një djalë katër vjeç dhe një foshnjë nëntëmuajshe, nuk kishin asnjë plagë të dukshme në trup dhe “kishin humbur jetën nga asfiksia ose përmbytja”. Ekzaminimet do të bëhen të mërkurën.
Fqinjët kanë thënë se nëna 35-vjeçare ishte “e mirë dhe fliste me të gjithë”. Një grua ka deklaruar për burrin se kishte qenë i qetë, por disi i dyshimtë. Ajo ka thënë se gruaja kishte folur për depresionin e burrit të saj pas humbjes së punës. Fqinjët gjithashtu kanë thënë se i dyshuari ishte “nën trajtim”. Pas sulmit në vitin 2019, nëna nuk ngriti padi dhe çështja u zbeh për shkak të shëndetit mendor të partnerit të saj në atë kohë. Bladier ka thënë se gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dokumente që tregojnë se ai ishte shtrirë në një spital psikiatrik në vitin 2017 dhe një recetë për qetësues.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...