Lajme

Arrestohet një 39- vjeçar i dyshuar për trafikim me njerëz në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 23 December 2021

Një person i moshës 39-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, nën dyshimin e trafikimit me njerëz, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti është njoftuar nga Policia e Kosovës ku në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në rrugën “Zenel Salihu” kanë identifikuar nëntë persona të mitur si lëmoshë kërkues.

Sipas policisë, aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur ku janë sekuestruar: një sasi e parave mbi 1000 euro, dy telefona, 3.40gr substancë narkotike dhe Një armë e ftohtë (thikë).

-Advertisement-

“B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera