Lajme

Arrestohet një 35 vjeçar, u kap me më shumë se 15 kg marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 13 November 2021

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Milloshevë pasi të njëjtit gjatë kontrolles iu gjetën tre thasë të mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon.

I dyshuari K.T, me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, më 12.11.2021, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike.

Policia, rreth orës 18:00 (12.11.2021), në Milloshevë, kanë ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për  urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera