Lajme

Arrestohet një 35-vjeçar në Shtime, ishte në kërkim të policisë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 09 September 2022

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q i moshës 35 vjeçare.

Përmes një komunikate, policia bën të ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej 180 ditëve.

“Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:35 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q (M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera