Lajme

Arrestohet një 34-vjeçar në Gjilan, ishte i kërkuar nga Gjykata

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 08 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin A.R., 34 vjeçar pasi qw ishte në kërkim nga Gjykata, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia ai ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej një viti e 15 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 08.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar A.R. (1989). Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Pas përfundimit të dokumentacioni, 34-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera