Lajme

Arrestohet një 32-vjeçar në Shtime, kërkohej për vjedhje të pyjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 07 June 2022

Sot është arrestuar një 32-vjeçar i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia përmes një komunikatë për media, sipas të cilës i arrestuari ka qenë i dënuar më katër muaj burgim.

N.H. është arrestuar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera