Lajme

Arrestohet një 29-vjeçar në Prishtinë, javën e kaluar plạgosi një person

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 05 September 2024

Një 29-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se javën e kaluar kishte shtënë me armë, ku ishteplagosur një person në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”.

Policia ka bërë të ditur se ddaj tij po kryhen procedurat për veprat “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.

Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.

Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera