Lajme

Arrestohet një 28-vjeçar në Kaçanik, dyshohet për një tentim-vrasje në qershor

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 04 September 2023

Një 28-vjeçar është arrestuar në Kaçanik për një tentim-vrasje më 29 qershor të këtij viti.

Ai ishte në kërkim pasi dyshohet se në shenjë hakmarrjeje, i kishte shkaktuar lëndime të rënda një 47-vjeçari.

“Me datën 29.06.2023 rreth orës 18:40 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik ishte një rast i vrasjes së mbetur në tentativë, ku një person, i dyshuari D.D ( M/K) i moshës 28 vjeçar, dyshohet se në shenjë hakmarrje, fillimisht e kishte goditur me automjet, e më pas me një mjet të fortë i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit personit A.T ( M/K), i moshës 47 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore, fillimisht e dërgojnë në Kaçanik, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, njofton Policia.

-Advertisement-

Policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kishin nisur hetimet.

“Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot, datë 04.09.2023, rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin i cili ishte në kërkim policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’”. I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera