Lajme

Arrestohet një 26-vjeçar, gjenden prova se ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të vjedhjeve në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 01 Shtator 2023

Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se në Kamenicë është arrestuar një 26-vjeçar me inicialet T.M, që dyshohet të jetë përfshirë në së paku tri raste të veprave penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në Kamenicë.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy