Lajme

Arrestohet një 23 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 09 August 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23 vjeçar në Ferizaj i cili ishte në kërkim të policisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej  një viti.

“Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orën 12:00 në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.I (M/K), i moshës 23 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’  me dënim burgimi prej një (1) viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera