Lajme

Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 03 June 2024

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti belg.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

D.R. ishte banues në Kosovë ndërsa tani autoritetet shqiptare po vazhdojnë me procedura për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera