Lajme

Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 29 March 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, nën dyshimet se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj katër personave, dy burrave dhe dy grave.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera