Lajme

Arrestohet në Prishtinë kosovarja që dyshohet se vrau me sëpatë burrin e saj në Francë

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 05 October 2018

Është arrestuar nga Policia e Kosovës gruaja me prejardhje nga Prishtina e cila po dyshohet se mbyti me sëpatë burrin e saj në Francë.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, sot në Prishtinë pas veprimeve operacionale të njësiteve relevante policore, është arrestuar një femër e cila dyshohet se është e përfshirë në një rast penal i cili ka ndodhur kohë më parë jashtë Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rastin, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, bëri të ditur Krasniqi.

Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç.

-Advertisement-

Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici.

Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kishin pasur probleme edhe më herët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera