Lajme

Arrestohet në Pejë “Princ Dobroshi” – Kush është “Bosi i drogës” që iu frikësuan edhe shtetet evropiane

Autori: Halil Berisha 17:42 | 09 December 2019

Një përleshje fizike që ndodhi më 7 Dhjetor të këtij viti në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, rezultoi me arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm, Princ Dobroshit.

Në fakt, në fillim, të shtunën kur edhe ndodhi rasti u arrestua veç një person, shkruan gazeta inFokus.

Këtë, Gazetës inFokus, ja ka konfirmuar edhe Shkodran Nikçi, Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës”

-Advertisement-

“Më 7 Dhjetor ku është pranu informata për një rrahje fizike, pastaj është ndaluar një person për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”, ndërsa dy persona kanë qenë në kërkim për lëndim trupor. Këta të dy, janë arresuar sot”, ka thënë shkurtimisht Nikçi.

Por, burimet e Gazetës inFokus, brenda organeve të sigurisë, tregojnë se bëhet fjalë për Valon Sadikun, Artan Dobroshin e Princ Dobroshin.

E ajo çka bije në sy është emri i këtij të fundit.

Kjo, pasi Princ Dobroshi, ishte një kohë jo shumë larg, një prej njerëzve më të rrezikshëm në shumë shtete evropiane.

Fillimisht Princ Dobroshi, u zu në Norvegji në vitin 1993 ku u dënua me 14 vite burgim për trafikim të heroinës, deirsa për akuza tjera pritej të gjykohen në Suedi e Danimarkë, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, 4 vite pas arrestimit nga një operacion i mirë-detajuar, Princ Dobroshi u arratis nga burgu “Ullersmo”.

Pastaj, Princ Dobroshi shkoj për në Republikën e Çekisë, ku grupi i tij shumë shpejt dominoj trafikun e drogës. Ndërsa, në vitin 1999 ai u arrestua në Pragë.

Në shtator të vitit 2000, Princ Dobroshi do të intervistohej nga gjykatësit në burg e jo në Gjykatë për shkak të rrezikshmërisë së lartë për transportimin e tij, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, derisa anëtarët e gjyqit po shkonin me autobus në Gjykatë, u goditën nga një kamion duke mbetur tre persona të vrarë.

Madje, thuhet se një grup i rrezikshëm kriminal kishte përgatitur një sulm të armatosur në burgun ku po mbahej Dobroshi por ai u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin.

I njëjti për shkak të sjelljeve korrekte u lëshua nga burgu në vitin 2005 dhe u depërtua, por që më pas u kthye përsëri për një kohë të shkurtët në Çeku për tu kthyer përfundimisht në qytetin e tij, në Pejë.

Por, kaq të qeta këto vende nuk qëndruan nga Dobroshi edhe për një kohë.

Madje, një hetim i terrorizmit në Norvegji në vitin 2006 zbuloi një kontakt të një të dyshuari me Dobroshin, ku ishin takuar në Prishtinë në vitin 2005.

Mediat Çeke menjëherë filluan të shkruajnë për mundësinë që Dobroshi të organizoj një sulm terrorist në Pragë për t’u hakmarrë, por që pas intervistimit nga organet e sigurisë Dobroshi pranoi takimin por jo edhe përfshirjen në ndonjë planifikim apo krim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera