Lajme

Arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën mbi 14 mijë euro të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 24 November 2021

Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vermicë, pasi i janë gjetur 14 mijë e 300 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Nga i dyshuari janë sekuestruar 14 mijë e 300 euro, dy telefona celularë dhe vetura. Ndërkaq me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14300 (katërmbëdhjetë mijë e treqind)€ të dyshuara si të falsifikuara, dy telefona celularë dhe vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera