Lajme

Arrestohet në Jarinje serbi që dyshohet për krime lufte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 09 December 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Serbisë i cili po kërkohej me urdhër të Gjykatës për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas policisë ai është arrestuar të mërkurën në kufirin në Jarinje dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

“Me datë  08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera