Lajme

Arrestohet në Hajvali personi që kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 29 January 2023

Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar: “L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç”, njofton policia.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera