Lajme

Arrestohet në Gjilan shtetasi serb që e kërkonin autoritetet gjermane

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 15 February 2020

Të premten në mesditë, Policia e Kosovës në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

I dyshuari ishte i kërkuar nga Gjermania, ndërsa arrestimi u bë gjatë të premtes rreth orës 11:40.

Sipas raportit të policisë, arrestimi u bë në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritete gjermane, ndërsa i dyshuari raportohet të jetë shtetas i Republikës së Serbisë.

Policia njofton se personi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Gjermane, është arrestuar i dyshuari  mashkull, shtetas i Republikës së Serbisë dhe i njëjti  është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë

Të tjera