Lajme

Arrestohet në Beograd snajperisti serb që mori pjesë në luftën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 08 June 2018

Policia serbe ka ndërmarrë një aksion sot në Beograd të quajtur “Rrufeja”. Në aksion është kapur i dyshuari me emër, Danilo Tesiç.

38-vjeçari akuzohej se në rrugët e Serbisë ndalonte qytetarët duke u prezantuar si polic të cilët i plaçkiste më pas.

Në banesën e tij policia ka gjetur 11 armë, nëntë pushkë, 15 thika, dylbi, snajperë dhe armë të tjera të llojeve të ndryshme.

-Advertisement-

Pas arrestimit, Tesiç është dërguar në Prokurorinë Themelore në Beograd.

Mësohet se i njëjti ka qenë ish-snajper i ushtrisë serbe në luftën e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e dy betejave, në Junik dhe Suharekë.

Videon mund ta shikoni KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera