Lajme

Arrestohet “Molla e Kuqe” i cili kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 24 May 2019

Është arrestuar Remzi Shala, i cili muaj më parë ishte ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar avokati i tij, Natal Bullakaj, duke thënë se njoftimin e ka marrë nga kryetarja e trupit gjykues.

“Unë informatën e kam pranuar sot nga kryetarja e trupit gjykues. Ajo më ka njoftuar se pala është arrestuar dhe në orën 14:00 do të paraqitet në seancë”.

-Advertisement-

Kujtojmë personi në fjalë i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, është ftuar nga Gjykata Speciale gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo i njëjti ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet asaj thirrje duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera